E rëndë në Dibër/ Vëllai e denoncoi të zhdukur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 13-vjeçar është gjetur i pa jetë në liqen.

Ka qenë vëllai i viktimës ai që ka raportuar në polici zhdukjen e të miturit, ndërsa pas dy orësh kërkime trupi i 13-vjeçarit është gjetur në liqenin e fshatit Shumbat.

“Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.”, thuhet në njoftim.

Policia raporton se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.