E rëndë, foshnja humb jetën në spital pasi u rrëzua nga krevati

Një foshnjë 7-muajshe nga Struga nuk ka mundur dot t’i mbijetojë një operacioni në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se foshnja ishte dërguar një ditë më parë me urgjencë nga nëna në spitalin “Shën Erazmus” në Ohër, pasi kishte rënë nga krevati.

Pas ekzaminimit u konstatua se në kokën e foshnjës kishte gjakderdhje të brendshme, dhe për këtë arsye mjekët vendosën të bënin ndërhyrje kirurgjikale.

Por gjatë operacionit ka patur komplikacione dhe foshnja nuk ka mundur të jetojë.

Ndërkohë grupi hetimor po merr në pyetje edhe familjarë të tjerë për të mësuar se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, që solli në edhe fundin fatal.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.