E RËNDË/ Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi

Greqi, Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë.

Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë ku jetonte, në zonën e Spiladionit. Ngjarja u zbulua pasi shqiptari nuk u paraqit në punë dhe familjarët më pas e gjetën të varur. Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.