Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme, ku një efektiv policie ka qëlluar veten me armën e shërbimit.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Babë Rexha”, teksa shkak është bërë gjendja e rënduar psikologjike e policit. Nuk bëhet i ditur ende identieti i tij, por raportohet se është një 50-vjeçar, i cili prej disa vitesh ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm. Po ashtu, ai kishte probleme me borxhet dhe në kushte të depresionit ka tentuar të vrasë veten. Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.