Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten.
Gruaja e identifikuar si Mairanda Budini, është goditur me thikë në bark nga bashkëshorti i saj, dhe është transportuar me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit. Ndërkohë autori i ngjarjes është larguar dhe po kërkohet nga policia.
Njoftimi:
Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.