Një ngjarje e rëndë është regjustruar në SHBA, ku 33-vjeçari Maxwell Anderson, i cili po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë, mori 19-vjeçaren Saint Carlina Robinson për darkë dhe më pas e vrau dhe copëtoi trupin e saj të pajetë me një sharrë elektrike me zinxhir.
Pas krimit 33-vjeçari ka shpërndarë copat e trupit të 19-vjeçares në pjesë të ndryshme. Në celularin e viktimës janë gjetu disa mesazhe që ajo i kishte nisur shoqes së saj të ngushtë: ‘Mendoj se do të më nxjerrë për ushqim deti.’- shkruante ajo. Sipas New York Post, 33-vjeçari kishte tre dënime të mëparshme për incidente të dhunshme.