E premtja, dita më e nxehtë e javës. Zonat që rrezikojnë temperaturat 42 gradë

Qytetarët po përjetojnë dukshëm ndër ditët më të nxehta të kësaj vere. Nga e marta edhe Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit Cerberus, valë që ka mbërthyer Evropën Jugore.

Këtë të enjte termometri në vend shkoi deri në 41 gradë Celcius në hije dhe pritet të kulmojë të premten me 42 gradë.

Sot është dita më e nxehtë e javës. Elbasani, Gjirokastra, Kuçova, Berati presin vlerën 42 gradë, mund të tejkalohet edhe kjo vlerë. Tirana, Fieri, Lushnja dhe gjithë Ultësira Perëndimore do shënojnë 40 apo lehtësisht mbi 40, pak më freskët bregdeti, problematike situata në Kukës dhe Has me temperatura të larta” – tha për Tv Klan meteorologia Lajda Porja.

Kjo valë e të nxehtit me temperatura ekstreme pritet të qëndrojë gjatë në Shqipëri deri në fund të muajit korrik.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.