E pazakontë/ Fenomeni i rrallë i motit, sasi të reshjeve të shiut priten në shkretëtirën e Saharasë

Miks Albania

Një ngjarje unike është gati të ndodhë në shkretëtirën e Saharasë, e njohur ndryshe si vendi më i thatë në Tokë. Siç shkruajnë mediat e huaja, shkretëtira pritet të përfshihet nga reshjet e shiut.

Sasia e reshjeve mund të mos duket e madhe sipas standardeve normale, por një pjesë e madhe e Saharasë do të ketë mbi 500% të reshjeve normale mujore në ditët e fundit të gushtit dhe shtatorit.

Nuk ndodh shumë shpesh që shkretëtira e Saharasë përjeton këto ngjarje reshjesh. Ato janë shumë të rralla, mesatarisht më pak se një herë në dekadë, por zakonisht janë një shenjë se diçka po ndryshon ndoshta në sistemin e motit të Tokës, duke treguar një gjendje të pazakontë të Atmosferës, sipas Severe Weather Europe.

Sarahara quhet vendi më i thatë në Tokë sepse ka pak ose aspak reshje vjetore.

Është shkretëtira më e madhe dhe më e nxehtë në botë, që shtrihet nga Oqeani Atlantik në perëndim deri në Detin e Kuq në lindje.

Vetëm disa mijëra vjet më pare shkretëtira e Saharasë, ishte një rajon i gjelbër me liqene, lumenj dhe bimësi të harlisur.

Por ndryshimet në orbitën e Tokës shkaktuan ndryshime në modelet e motit të botës. Kjo e transformoi papritur rajonin e gjelbër në një nga tokat më të thata në Tokë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.