Debate të shumta kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip, ku sigurisht njëri ngas protagonistët ishte Luiz Ejlli, e kësaj here me Valbona Memën.
Gjithçka nisi kur Valbona votoi Olta Gixharin si lidere të shtëpisë. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Luizi, i cili vazhdimisht e ka pyetur se pse bëri këtë zgjedhje, duke e ditur se lideri kishte një avantazh në lojë më pas.
Si pasojë, Valbona nuk është ndjerë aspak mirë dhe i ka thënë këngëtarit se “është personi i fundit që mund të godisja në këtë shtëpi”.
Nga ana tjetër, Ejlli e këshilloi Valbonën se duhej të thoshte “votova se kështu ma dha truri”, e kështu tregon se nuk është me Luizin dhe Oltën.
Si dukek jo situatë ka ndikuar negativisht te Tani, i cili pas gjithë kësaj situate tensioni të regjistruar në shtëpi kërkoi që të dilte nga shtëpia.
“Këtu ke për të patur thika pas shpine, këtu ke për të patur tradhti, zhgënjime, pabesi. Kjo është lojë mo vëlla. Më ndodhi mua, do tën dodhë edhe ty. Do më bësh mua të qaj, do të bëj unë të qaj. Do të kujtohen fëmijët. Me këtë që do bësh tregon burrëri?”, dëgjohet ti thotë Luizi Tanit.
“Nuk bëj burrëri, thjesht mendoj nuk mund të bëj gjë më të turpshme se ajo që bëra. Kaq. Duhej me reaguar, me thënë mbylleni këtë muhabet, e sqaroni në vete. Nuk u mbyll se qau ajo. Ne duke e parë duke qarë, ti duke e pyetur”, ia ktheu aktori i humorit.