Këtë të premte në plazhin pranë zonës së Lungomares në Vlorë, dy shtetase ukrainase, nënë e bijë, rrezikuan mbytjen gjatë qëndrimit të tyre në det. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, nëna nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Vlorës. Trupi i saj pritet të dërgohet drejt morgut të Tiranës për shkak të faktit se është shtetase e huaj.
Vajza e saj ndodhet ende në gjendje të rëndë, nën kujdes intensiv dhe e intubuar.
