E motra u vra nga bashkëshorti në Itali, flet vëllai i 31-vjeçares: Nipi i madh pa çdo gjë…

Miks Albania

Tragjik ishte fati i një 31-vjeccarje shqiptare në Itali, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” , vëlla i Etleva Bodit, ka treguar ngjarjen e rëndë. Ai tha se djali i tyre ka qenë dëshmitar i ngjarjes.

Erjoni tha se djali i motrës e kishte marrë në telefon dhe e kishte njoftuar për ngjarjen.

“Në 27 tetor më mori në telefon nipi në 12:30 të natës dhe më tha “dajë hajde shpejt se mami ka pësuar atak kardiak dhe është ambulanca te shpia’. Mora makinën dhe shkova, por fatkeqësisht e kishin sjellë në jetë por kishte shkaktuar dëme cerebrale nga mungesa e oksigjenit. Qëndroi gati 18 orë në spital, dhe pastaj ndërroi jetë.

Kur shkova te shtëpia, ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka përjetuar gjithë situatën. Ai ka treguar gjithçka, motra ka qenë e mbyllur në dhomë me nipin. Policia ka telefonin e motrës, nuk ka pasur telefonatë, por ka qenë halucinacioni i tij që ka menduar se ka fol në telefon me dikë. Kur nipi ka hapur derën e dhomës, ka vendosur duart në fyt…

Për momentin nipi i madh, është futur dhe në internet, ka parë që mami ka ndërruar jetë. Jam përpjekur që ta ndikoj, të bëhem krah për ta. Nipërit e tjerë akoma nuk e dinë që e ëma ka ndërruar jetë. Ata janë në shtëpi jonë.

Motra ka qenë rreth 17 vite e martuar, dhe prej 15 vitesh jetonin në Itali. Probleme kanë pasur si çdo çift, por jo probleme që të arrijnë deri këtu. Ndoshta probleme ka pasur, por i ka mbajtur për vete, ka menduar për fëmijët dhe të mos shkaktojë probleme. Shkaqet kanë qenë xhelozie besoj”, tha ai.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.