E keni vënë re? Lancohet “rivali” i Twitter, regjistrohen 10 milionë përdorues

Platforma “Threads” nga “Facebook Meta” po “debuton” në më shumë se 100 vende, duke u konsideruar të jetë rivali i “Twitter”-it të Elon Musk. Tashmë më shumë se 10 milionë regjistrime janë bërë në orët e para, por nisja e “Threads” në Evropë është vonuar për shkak të shqetësimeve për privatësinë e të dhënave.

Disa të famshëm kanë krijuar një llogari në platformë, si Jennifer Lopez, Shakira dhe Hugh Jackman, si dhe media si Washington Post, Reuters dhe Economist. Ashtu si “Twitter”, aplikacioni përmban postime të shkurtra me tekst që përdoruesit mund t’i pëlqejnë, t’i ripostojnë dhe t’u përgjigjen. Postimet mund të jenë deri në 500 karaktere të gjata dhe përfshijnë lidhje, foto dhe video të gjata deri në pesë minuta.

Është kaq e thjeshtë: nëse një përdorues i Instagramit me një numër të madh ndjekësish, si një Kardashian, një Bieber ose një Messi, fillon të postojë rregullisht në Threads, një platformë e re mund të lulëzojë shpejt,” tha analisti financiar strategjik Brian Wieser në Substack.

Analistja Jasmine Engberg nga Insider Intelligence tha se Threads ka nevojë vetëm për një në katër përdorues mujor të Instagramit “për t’u bërë aq i madh sa Twitter”.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.