E harroi babai në makinë, humb jetën foshnja 16 muajshe

Miks Albania

Një foshnjë 16 muajshe ka humbur jetën brenda makinës së babait të tij, pasi ky i fundit e harroi dhe e la të kyçur në makinë për orë të tëra.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Francë.

Mediat ne Francë bëjnë me dije se babai në vend ta çonte djalin në çerdhe e harroi në makinë, para se të shkonte në punë.

“Burri, në vend që ta linte fillimisht fëmijën në çerdhe e harroi atë në makinë dhe shkoi në punë”, thuhet në deklaratën e sotme nga zyra e prokurorit publik në Mulhouse.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.