E futën në kurth dhe morën peng 27-vjeçarin, arrestohen dy vajzat e shpallura në kërkim prej 3 ditësh

Dy vajza janë arrestuar pasi morën pjesë në pengmarrjen e 27-vjeçarit disa ditë më parë nw Tiranë.

Monika Marku dhe Suate Çeloaliaj kanë rënë sot në prangat e policisë.

Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.

Sipas policisë, 2 nga të arrestuarit, Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, 24-vjeçarë si dhe 3 bashkëpunëtorët, arritën që përmes dhunës dhe presionit ta detyrojnë të riun të shkojë në banesën e tij dhe të marrë 5000 euro, të cilat u gjetën në dhomën ku ai mbahej. Edhe pasi 27-vjeçari u dha paratë, ata e kanë kërcënuar t’u japë edhe 5 mijë euro të tjera.

Si ndodhi ngjarja:

Ajo që nisi si një histori rozë, përfundoi në pengmarrjen e një biznesmeni në Tiranë. Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Celoaliaj, mësoi se biznesmeni e ngacmonte atë. Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, Monika Marku, ai e ka futur në kurth biznesmenin dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë.

Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng. Lusjan Kimza në bashkëpunim me miqtë e tij, Asmireld Nimani dhe Klajdi Ninami, e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro, të cilat ua ka dhën.

Pasi është lënë i lirë, biznesmeni është paraqitur në spital për të marrë ndihmë, nga ku janë vënë në dijeni autoritetet policore për ngjarjen. Policia ka vënë në pranga Lusjan Kimza, Asmireld Nimani dhe Agustin Kimza (babai i Lusjanit), pasi i është gjetur një armë në banesë), ndërkohë janë shpallur në kërkim personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.