Ka ndërruar jetë Marjola Myrtollari, e cila u godit me thikë nga bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari mbrëmjen e 4 qershorit, në banesën që kishin marrë me qira në Korçë.
Fillimisht Marjola u dërgua në spitalin rajonal të Korçës dhe dy ditë më vonë u transportua me helikopter te Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore.
Marjola Myrtollari kishte marrë plagë të shumta me thikë në trup. Pavarësisht se mjekët kanë kryer disa ndërhyrje kirurgjikale, ajo s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth 1 muaj më parë në Korçë, ku Aleko Myrtollari goditi bashkëshorten me thikë dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Vetëm 2 ditë më pas ai u vetëdorëzua. Në gjykatë ai deklaroi se aktin e kreu pas konfliktit me bashkëshorten që kishte nisur për shkaqe xhelozie.