E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Durrës, lënda plasëse në shtëpinë e vrasësit të Halil Kokës

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një shpërthim tritoli është regjistruar pasditen e sotme në qyteti ne Durrësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4, ku lënda plasëse është vendosur në një banesë, e cila paraprakisht dyshohet se i përket Ilir Koçiljas, personi i arrestuar si autori i vrasjes së Ilir Kokës.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 14 shkurt, ku 46-vjeçari Halil Koka u godit me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja. Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”. Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili e qëlloi dy here me thikë.

Ilir Koçilja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa aktualisht ndodhet në paraburgim. Nga ana tjetër, në momentin e shpërhtimit, në banesën e tij nuk kishte njeri.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.