Më datë 11.03.2023, në rrugën “Gavrli D’Ara”, shtetasit A. K., dhe A. K., (vëllezër), janë konfliktuar me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet shpues. Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.