Mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë goditur me thikë babë e bir, të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti motive të dobëta për janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.