E Fundit/ Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër

Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesë në fshati Çorrush, Mallakastër këtë të hënë. Dyshohet se vdekja është për shkaqe natyrale.

Mësohet se dy vëllezërit, rreth 90 vjeç jetonin të vetëm në shtëpi.

Ata janë identifikuar si Sabri dhe Novrus Velaj.

NJOFTIMI:

Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm.

Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.