E Fundit/ Erion Isai paraqitet në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, mesditën e kësaj të marte është paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Isai është thirrur të dëshmojë për hetimet që po kryen në lidhje me ndërtimin e një aksi rrugor në zonën e Ersekës.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ai është thirrur në cilësinë e një personi mbi të cilin po kryhen hetime apo në cilësinë e paditësit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.