E FUNDIT/ Dy të vrarë me armë zjarri në Roskovec, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar disa momente më parë në fshatin Kurjan, Rroskovec.

Nga të dhënat e para dyshohet për dy viktima.

Mësohet se viktimat janë xhaxha dhe nip.

Altin Kuka, është autori i dyshuar i vrasjes së dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Autori është vënë në pranga menjëherë pas ngjarjes, teksa i është sekuestruar edhe arma e krimit.

Ndërkohë nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një konflikt mes fëmijëve.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike)”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.