E Fundit/ Aksident në Tiranë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Policia thotë se një automjet duke lëvizur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën anësore.

Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.