Një operacion shpëtimi është kryer mëngjesin e sotëm, në ndihmë të një 25-vjeçari në fshatin Çarshovë të Përmetit, i cili ka mbetur i bllokuar nga një masë shkëmbore.
Masivi shkëmbor i bllokoi gjymtyrët e poshtme shtetasit Dhimitër Vangjeli, i cili ishte duke fjetur në krevatin e tij në këtë banesë.
Pamjet “e frikshme” të shkëmbit që ka rënë në cepin e shtëpisë, janë shpërndarë nga policia.
Shërbimet e policies dhe zjarrfikësit lokalë bënë të mundur nxjerrjen e 25-vjeçarit dhe transportimin e tij drejt spitalit të Përmetit.
Sipas burimeve nga strukturat e emergjencave, 25-vjeçari ka fraktura në këmbë dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore.