Zjarri masiv në Shkodër ka ngritur alarm për këdo. Tregu i rrobave të përdorura në Shkodër ka marrë flakë ditën e sotme. Raportohet se nga flakët e mëdha janë djegur edhe 5 banesa të tjera. Në vendngjarje ndodhen qindra qytetarë dhe punonjës duke ndihmuar në fikjen e flakëve.
Bëhet me dije se në vendngjarje janë 110 punonjës të bashkisë dhe 21 zjarrfikëse gjithashtu 50 efektivë të policisë. 30 efektivë të FA dhe një helikopter po ndihmojnë në shuarjen e flakëve.