Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë vënë në pranga dy shtetas, A. B., 61 vjeç, dhe V. T., 66 vjeç, pas një kallëzimi të bërë nga vëllai i një shtetaseje 38-vjeçare me aftësi të kufizuara.
Sipas denoncimit, të dy të arrestuarit dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa për 61-vjeçarin ekziston edhe dyshimi se e ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni.
Policia ka nisur hetimet për verifikimin e plotë të rastit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
