Dyshohet se 65-vjeçari në Klos u vra nga kushëriri, autori arrestohet në Tiranë

Miks Albania

Autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës në fshatin Xibër-Murrize të Klosit është arrestuar në Allias, Tiranë.

Raportohet se autori është kushëri me viktimën. Rrethanat e ngjarjes janë ende mister.

65-vjeçari Selim Velsula u gjet mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibër-Murrize, pranë pronës së tij pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake u konstatuan dëmtime në trup të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.