Për të marrrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë lekë.
Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.
Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.
“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme.
Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit,”- thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.