Dy vëllezërit votojnë për herë të parë, e nisin me shkelje: S’na intereson vota, erdhëm me mik

Dy vëllezër kanë votuar bashkë për herë të parë sot në Lushnje. Të pa informuar për rregullat e procesit të votimit, ata thanë se kishin qëndruar sëbashku në dhomën e fshehtë.

Indiferentë ndaj kësaj shkelje, gjimnazistët u shprehen se për ta vota nuk kishte rëndësi, pasi thanë se kanë votuar me mik.

Pjesë nga biseda me gazetarin e Top Channel:

Gazetari: Votoni për herë të parë?

Gjimnazisti: Po, për herë të parë.

Gazetari: Sa e rëndësishme është për ju vota?

Gjimnazisti: Nuk është aspak kemi ardhur me mik, nuk është se na intereson shumë.

Gazetari: Ju shkuat të dy në kutinë e votimit për të votuar së bashku, e di që nuk lejohet?

Gjimnazisti: Pse?

Gazetari: Nuk lejohen dy persona, vota është e fshehtë.

Gjimnazisti: Nuk ka lidhje ka ne jemi vëllezër.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.