Astrologe Meri Gjini ka zbuluar në 7pa5 në se si do të jetë zhvillimi i kësaj jave që sapo kemi nisur.
Nga dreka e ditës së sotme në vazhdimësi do të jetë përgjithësisht produktive. Ka një ndjesi empatie, dhembshurie, e kemi nisur javën me mbingarkesë emocionale.
Kjo ndjeshmëria për tu gjendur provokohet fuqishëm nga hyrja e fortë e hënës tranzitore me plutonin në momentin që flaism.
Është mirë që orët e para të mëngjesit t’i kalojë duke e zgjaur pak kafen me kolgët apo shoqërinë dhe jo duke u mbingarkuar me punë.
Java ka dy ditë shumë të mira dhe produktive,e mërkura dhe e enjta. Çfarë kemi të rëndësishme në aspektin ekonomik, për punën, në çështetjet e shtëpisë, të vendosen prioritet në axhend ditën e mërkurë dhe ditën e enjte në mënyrë që rezultatet të vijnë më shpejtë.
Java na jep mundësinë për të pasur forma të ndryshme të pozicionimit dhe raportit me uni-n.
Nga fundi i javës do të jetë momenti i të përshpejtuarit. Mërkuri është ende tranzitor, dje bëri hyrjen te bricjapi. Nga nesër dhe për 3 javët në vijim, do të ishte mirë që të jemi të kujdesshëm me fjalën. E para nuk harrohet, e dyta zë vend dhe qëndron gjatë.
Duhet ta mendojmë dy herë sepse më vonë duhet t’i përgjigjjemi asaj fjale. Nëse është për tu thënë e themi, por jo për të shkarkuar nervat e momentit pasi do jenë nga ato fjalët që mbahen mend me vite.
Shenjat më me fat
Planetet në këto momente që flasim janë të vendosura në 3 pika.
Te shigjetarët kemi venusin, të bricjapi kemi 4 hyrje, te peshqit dhe te demat kemi 2.
Favorizohet shumë binjaku, gaforrja, virgjëresha dhe akrepi. Kanë zgjidhje të problemeve të tyre .
Shenja më e kujdesshme gjatë kësaj javë do të jenë të lindurit në 10 ditëshin e fundit të çdo shenje. Ta marrin pak më shtruar.