Dy aksidente në autostradën Lushnjë-Fier, një person i lënduar

Dy aksidente rrugore u regjistruan mëngjesin e sotëm  në autostradën Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.

Aksidenti i parë u shënua në kahun drejt Fierit. Tre automjete, një “Volksëagen Caddy” dhe dy automjete tip “Benz” u përplasën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nga përplasja u lëndua një person, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në një aksident të dytë të ndodhur në të njëjtën zonë, një automjet tip “Skoda” përfundoi në barrierën e hekurt pranë kryqëzimit. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk pësoi lëndime, ndërsa automjeti u dëmtua.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e të dy aksidenteve.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.