Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër Shërbimit Zjarrfikës, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve të para, mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plotë të incidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.