Dua Lipa kërkon të ndalen sulmet në Gaza

Dua Lipa

Dua Lipa ka qenë një nga personazhet e parë të famshëm që ka kritikuar ofensivën ushtarake të Tel Avivit në Gaza.

Në tetor, këngëtarja me origjinë shqiptare ishte një nga shumë artistët që nënshkroi një letër të hapur duke i kërkuar presidentit Joe Biden të bënte thirrje për një armëpushim në Gaza.

Qëndrimin e saj ajo e ka shprehur sërish, kjo edhe për shkak të ngjarjeve të fundit që ka ndodhur në vendin në luftë. Përmes këtij postimi në rrjetet sociale ajo ka shkruar: Të digjen të gjallë fëmijët nuk mund të arsyetohet asnjëherë. E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin e Izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën.

Para përshkallëzimit të konfliktit në vitin 2023, në vitin 2020 ajo ripostoi një postim në Instagram që kritikonte ushtrinë izraelite dhe bënte thirrje për pavarësinë e Palestinës. Kjo nuk është hera e parë që Dua reagon për çështje sensitive.

Ajo u bë kryefjala e mediave të huaja kur kritikoi ish-sekretaren e Jashtme britanike Suella Braverman për gjuhën e përdorur ndaj emigranëve shqiptarë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.