“Dua 30 mijë Euro që të tregoj të vërtetën”, deklarata nga burgu për Sokol Mjaçajn

Besnik Kodra është një i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 13-vjeçarit Agim Lera, ngjarje e ndodhur më 10 Shtator 2010 në Dukagjin të Shkodrës. Bashkë me të u dënuan edhe vëllai i tij, si dhe Sokol Mjaçaj, dënim që këta të fundit e kanë kryer.

Në një intervistë telefonike nga burgu i Peqinit për gazetarin Spartak Koka në emisionin Uniko në Klan Plus, Besnik Kodra akuzon direkt Sokol Mjaçajn si vrasës të 13-vjeçarit dhe inskenues të akuzave ndaj tij dhe të vëllait.

Besnik Kodra thotë se ai dhe i vëllain nuk kanë qenë të përfshirë në krim, ndërsa akuzon Sokol Mjaçajn për vrasjen e 13-vjeçarit në atë kohë.

Sipas tij, gjatë një bisede që kanë pasur të dy në burgun e Peqinit, Sokol Mjaçaj i ka kërkuar 30 mijë Euro që të tregojë të vërtetën për vrasjen e vitit 2010.

Besnik Kodra: Nuk kam as hak, as hile e as lidhje në atë ngjarje, nuk kam as edhe një telefonatë me Sokol Mjaçajn.

Spartak Koka: Sokol Mjaçaj, pas ngjarjes së 2010, ka bërë dhe një ngjarje tjetër, ka vrarë 2 turistë çekë dhe së fundmi ka vrarë një person një person në burgun e sigurisë së lartë. A mund të më shpjegoni me detaje, çfarë ka ndodhur disa ditë para ngjarjes dhe ditën e ngjarjes. Si e keni mësuar ju se Sokol Mjaçaj ka vrarë persona të tjerë dhe çfarë kontaktesh keni patur ju si person që e njihnit Sokol Mjaçajn?

Besnik Kodra: Sa i përket vrasjes në burg, unë nuk kam asnjë dijeni tjetër, siç e dinë gjithë të burgosurit dhe siç e kemi dëgjuar se Sokol Mjaçaj vrau 2 vetë. Kontakte kam pasur disa herë më Sokolin edhe kështu në distancë. Tu ju lut, aman o djalë fole të vërtetën. Kontaktin e fundit e kam pasur në datën 4 Dhjetor 2023. Nga kati i parë isha unë te izolimi, ai ishte te kati i dytë, dhe i kam thënë aman ore Sokol tregojë të vërtetën. Mua më ka thënë, unë nuk e shes të vërtetën kurrë pa më thënë Lek Leçaj.

Spartak Koka: Lek Leçaj kush është?

Besnik Kodra: Lek Leçaj është një fshatar i Sokol Mjaçajt, komshi i Sokolit. Edhe këtë tjetrën ma tha: Më ço 30 mijë Euro te babai im, atëherë unë e flas të vërtetën.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.