Dropull/ Dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve në fshatin Badrishtë

Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë brenda banesë së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bodrishtë në Dropull.

Të moshuarit kanë shenja dhune në trup dhe kjo ngjall dyshimet për një krim të ndodhur brenda banesës së tyre.

Të moshuarit janë Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e detajeve të krimit të rëndë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.