Drejtoresha e ‘Qemal Stafës’ dhe mësuesja e anglishtes ngritën skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA

Miks Albania

Drejtoresha e gjimnazit ‘Qemal Stafa’, Klotilda Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Valentina Lamaj fshihen pas skemës së mashtrimit me bursa studimi për SHBA. Burimet bëjnë me dije se drejtoresha Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Lamaj janë vënë në hetim pas zbulimit të skemës nga Policia Kriminale.

Të dyja kishin ngritur një skemë mashtrimi me projektin e njohur amerikan “Let’s Talk Together About US24”, i cili pretendohej të ishte ngritur në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadën Amerikane në Shqipëri.

Përmes kësaj skeme ato mashtronin nxënësit dhe studentët duke falsifikuar dokumente për ofrimin e bursave për të studiuar në universitetet e SHBA-së. Ishte Ambasada Amerikane në Tiranë që dha alarmin për këtë skemë, ku përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se ky projekt është një skemë mashtrimi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.