Dorzoi madatin e deputetes/ Grida Duma: Politikës së llumit, nuk do t’ia fal kurrë që më preku tek…

Deputetja Grida Duma ka dorëzuar mandatin e deputetes ditën e sotme. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ajo tha se një nga gjërat që nuk do i falë kurrë politikë është goditja nën brez që i ka dhënë.

Në një fjalim tepër të zgjedhur, duke mos i fshehur emocionet, Duma tha se një gjë nuk ia fal politikës së llumit, se me deklaratat kundër saj është prekur djali i saj.

“Nuk i jam larguar përgjegjësi edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një nderje duarsh. Jam sulmuar na hiena që të më brejnë personalit. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës llumi që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua në brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas herë dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur”, tha Duma.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.