Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Miks Albania

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së.

“Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati im i dytë, i konsideruar si një nga periudhat më domethënëse të çdo presidenti“, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump.

“Me fjalë të tjera, ne kemi arritur shumë gjëra të mëdha, duke përfshirë përfundimin e disa luftërave në vende që nuk janë të lidhura me ne. Gjashtë muaj nuk është një kohë e gjatë për të rigjallëruar një vend të madh. Një vit më parë, ne ishim të vdekur, pothuajse pa asnjë shpresë për rigjallërim. Tani, ne jemi vendi më i respektuar në botë”, shtoi ai.

Në një postim të publikuar në platformën Truth Social, Trump deklaroi: “Shifrat e mia në sondazhe brenda Partisë Republikane dhe brenda lëvizjes MAGA janë rritur ndjeshëm që kur u zbulua mashtrimi me çështjen e Jeffrey Epstein.”

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.