Doli për të kullotur bagëtitë dhe nuk u kthye më, gjendet trupi i pajetë i të moshuarës në Elbasan

Miks Albania

E moshuara, e cila dy ditë më parë humbi kontaktet me familjen, pasi kishte dalë për të kullotur bagëtitë, është gjetur sot pa shenja jete në pyllin e fshatit Mjekës të Elbasanit.

Policia, me anë të një njoftim zyrtar, sqaron se 82-vjeçarja dyshohet se ka rrëshqitur për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor. Referuar të afërmve, 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga skleroza.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për largimin nga banesa të shtetases M. Q., iu informojmë se pas kërkimeve intensive në terren, mëngjesin e sotëm, u gjet nga shërbimet e policisë, në pyllin e fshatit Mjekës, pa shenja jete shtetasja M. Q., 82 vjeçe. Nga deklarimet e familjareve 82-vjeçarja dyshohet se vunate nga semundja e kujtesës (skleroza).

Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, kjo shtetase dyshohet të ketë rreshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.