Ambasadorja në largim Yuri Kim po vijon turin e lamtumirës.
Sot ajo ka ndarë pamje nga vizita e saj në Vlorë, ku është takuar me banorë të zonës. Ajo shkruan se do t’i mungojë shumë Shqipëria e mbi të gjitha Vlora. Më tej, ajo thekson se mikëpritja dhe stili i vlonjatëve s’do harrohet e do i mbetet gjatë në memorie.
“Këtë fundjavë, vizitova Vlorën për t’u thënë faleminderit dhe lamtumirë miqve në një nga qytetet më të gjalla dhe më të bukur të Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë mikpritjen tuaj, sipërmarrjen tuaj dhe stilin tuaj. Do te me mungosh.”– shkruan Kim.