Dy vite më parë, artistja shqiptare, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Por duket se përtej sëmundjes, ajo ka jetuar vitin e fundit të jetës si e ëndërronte e si ia donte shpirti.
Bashkëshorti i saj Thierry, birësoj djalin e saj, në atë kohë 6-vjeçar, Gabirelin dhe Hueyda e përshkroi këtë në një postim në Instagram si vitin më të bukur të jetës së saj.
Sot, Gabrieli ka ditëlindjen dhe mbush 9 vjeç. Njësoj si në dy vitet e fundit, babai i tij Thierry e ka uruar me një postim në rrjetet sociale, sigurisht shoqëruar me fotot krah nënës së tij.
“Gëzuar ditëlindjen kampioni im! 9 vjeç sot. jam shumë kreanr për ty”, shkruan Thierry krah postimit.