Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit.
Reshje lokale shiu pritet të shfaqen në orët e mesditës deri në pasdite, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2–4 ballë.
Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 24 gradë Celsius në qytete si Tirana, Elbasani dhe Fieri. Në qytetet e tjera temperaturat do të variojnë nga 22 deri në 23 gradë Celsius, ndërsa minimumet do të zbresin deri në 4 gradë Celsius në zonat e thella malore.
