Dita Ndërkombëtare e Mjekut,  Begaj mesazh: Uroj të gjithë bluzat e bardha, për punën e tyre të palodhur

Në ditën Ndërkombëtare të Mjekut, presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh urimi për mjekët.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut.

“Dita Ndërkombëtare të Mjekut uroj të gjithë mjekët e Shqipërisë, për punën e tyre të palodhur, në shërbim të qytetarëve.

Pandemia COVID-19, na risolli në vëmendje madhështinë dhe përulësinë e misionit të mjekut. Për muaj me radhë, mjekët tanë iu dedikuan pacientëve të sëmurë, duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” e duke mos pyetur për rrezikun që i kanosej atyre vetë apo familjarëve.

Sot, tek sa për fat ditët e vështira të pandemisë duken kujtim i së shkuarës, nuk duhet t’i mbetet së shkuarës shembulli i vetëmohimit të tyre, përkundrazi, duhet të jetë një arsye më shumë, për të respektuar bluzat e bardha për profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre.

Respekt dhe mirënjohje ndaj mjekëve tanë, ndaj të gjithë kolegëve dhe miqve të mi të nderuar!”shkruan Begaj.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.