Dita e mërkurë do të shënojë edhe kulmin e valëve të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C.
Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin vranësira në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtra.
Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri do të ngjitet deri në 40 apo 41 gradë C.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.