Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Rama: Grua e shenjtë me trup të vogël, por me shpirtin sa vetë bota

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës me një mesazh simbolik në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij, Rama thekson se figura e Shën Terezës është e rrënjosur thellë në kujtesën kombëtare dhe do të mbahet mend gjithmonë si gruaja me trup të vogël, por me shpirt sa vetë bota.

“MIRËMËNGJES 🫶

dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkruan Rama.

Misionarja shqiptare që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve, pati një ndikimi të fuqishëm mbi miliona besimtarë në gjithë botën. E lindur më 26 gusht 1910, në Shkup, Nënë Tereza filloi misionin e saj në Kalkutë në vitin 1929. Pasi u largua nga Motrat e Loretos, në vitin 1950, themeloi Kongregatën e Misionareve të Dashurisë, e cila sot ka mbi gjashtë mijë murgesha aktive në 130 vende të botës, duke filluar nga më të varfrit dhe më të pazhvilluarit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.