Dimër i acartë apo verë në dimër? Meteorologu: Kujdes fundjavën

Miks Albania

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje me emisionin “7pa5” ka bërë një parashikim të motit për fundjavën.

Sipas meteorologut, e shtuna do të karakterizohet nga mot tipik dimëror, me reshje bore në zonat malore dhe reshje shiu në ultësirën perëndimore.

Sakaq, e diela sjell një përmirësim të kushteve, me kthjellime dhe temperatura maksimale deri në 15 gradë.

Osmani këshilloi të gjithë drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes me ngricat gjatë fundjavës, pasi tempretaurat, sidomos në zonat malore do të zbresin nën 0 gradë.

Hakil Osmani: Dita e premte nisi me vranësira të dendura, reshje shiu të herëpashershme në formën e rebesheve dhe më të dukshme këto do të jenë në zonat jugore. Zonat qendrore dhe zonat veriore reshjet do t’i kenë në sasira më të pakta. Parashikohet që deri në orët e mesditës të mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Në zonat malore kemi pasur reshje bore që në orët e para të mëngjesit. Po ashtu kemi pasur prezente reshjet e dëborës në zonat juglindore, por kanë qenë mbi 1500 metra mbi nivelin e detit. Presim një përmirësim të përkohshëm dhe gradual të kushteve të motit në pjesën e dytë të ditës. Nuk do të thotë që do dalë dielli, por do të kemi dobësim të reshjeve të shiut. Ditën e sotme kemi pasur një rënie të ndjeshme të temperturave të ajrit, me të paktën 4 gradë celcius.

Çfarë do ndodhë në fundjavë? 

Hakil Osmani: Dita e shtunë parashikohet të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të krijonë mundësi për reshje të pakta shiu dhe të izoluara në qytete te zonës së ulët. Bregdeti mbetet nën ndikimin e vranësirave por pa reshje, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje bore. Dita e shtunë sërish sjell një rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të zbresin në -3 gradë celcius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet në 12 gradë celcius.

Gjatë mbrëmjes së ditës së shtunë do të kemi përmirësim të motit dhe gjatë ditës së dielë, duke bërë që të kemi edhe intervale me kthjellime. Sërish mëngjeset mebten të freskëta, me temperatua që shkojnë edhe -5 gardë celcius në zonat malore.

E hëna, në ndryshim nga fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit. Temperaturat maksimale do të ngjiten në 16 gradë celcius në ultësirën perëndimore. Parashikohet të kemi dominim të kthjellimeve gjatë paraditeve, ndërsa në zonat malore do të kemi prezente vranësirat, por jo reshje. Gjatë fundjavs duhet pasur kujdes me ngricat në akset rrugore pasi do të kemi temperatura të cilat do të jenë në vlera negative, sidomos zonat rurale.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.