Teksa Kiara Tito po konsumonte kafen e mëngjesit, pranë saj ka shkuar Efi Dhedhes. Moderatorja e pyeti se pse nuk kishte bërë make-up dhe ajo i tha që të pinte kafen e pastaj do e bënte.
Efi shtoi gjithashtu se ishte shumë keq. Pasi shkëmbyen këto fjalë me njëra-tjetrën, ato nuk kanë folur më.
Miqësia e tyre u prish pasi u rikthyen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vajzat kanë pasur debate të forta, ku secila ka akuzuar njëra-tjetrën si ‘mashtruese’.
Edhe pse para disa ditësh ato biseduan dhe u duk sikur i sqaruan gjërat, në fakt nuk ishte aspak ashtu.