Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Lezhë.
Mësohet se automjeti është në pronësit të biznesmenit të njohur Ndue Pjetrushi (Noshi), i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve.
Automjeti i tij ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.