Digjen banesat e dy vëllezërve në Gjirokastër

Një zjarr i rënë në rrethana të paqarta ka djegur banesat e dy vëllezërve në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manalat i dytë” rreth orës 16:20.

Policia njofton se si pasojë e zjarrit, janë djegur plotësisht banesat e vëllezërve Ç.Gj. dhe R.Gj.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.