Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn, nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës, në vitin 2017.
Mësohet se 59-vjeçarja Karaj ka mohuar akuzat, ndërsa djali i saj, Besmir Karaj, vijon ende të jetë në kërkim.
56-vjeçarja, bashkë me të birin dhe shokun e tij Gazmir Ngota, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, Kurtdedën, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi 1 milion lekë të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas, Ngota dhe Besmir Karaj, e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.