Dhunoi me shkelma në bark bashkëjetuesen shtatzënë duke i shkaktuar asaj abort, pranga 56-vjeçarit në Maliq

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq, ku një 56-vjeçar ka dhunuar barbarish bashkëjetuesen e tij. 

Kjo e fundit për pasojë ka abortuar, pasi ishte 2 muajshe shtatzënë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Arif Myftarago.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.